22.5 C
Tirana

Plagoset në lokalin e Noizyt ish-kandidati i PS-së, Ardit Kërtusha

VENDI

Plagoset në lokalin e Noizyt ish-kandidati i PS-së, Ardit Kërtusha

 

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e lokalit të këngëtarit Noizy, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, Kërtusha 31 vjeç.

 

Ora News mëson se atij i është afruar një person me kapele në befasi dhe e ka qëlluar në këmbë.

 

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.” – njofton policia.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fleta e votimit për kreun e PD-së, Berisha renditet i pari, Elezi i dyti
Kujtojmë se Kërtusha ka qenë kreu i FRESH në Durrës si dhe kandidat për kreun e kësaj partie në këtë qytet.

 

Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit, ai kaloi në kampin demokrat duke u shfaqur me kreun Demokrat Lulzim Basha, si dhe disa herë ka akuzuar Vangjush Dakon.

- Advertisement -

TE FUNDIT