Ministria e Shëndetësisë në Sllovaki tha ditën e sotme se po pezullonte përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit të cilët marrin dozat e tyre të para.
Vendimi vjen pasi ekspertët shqyrtuan humbjen e jetës së një personi si pasojë e marrjes së kësaj vaksine.
Rregullatori shtetëror i ilaçeve, SUKL, tha një javë më parë se vdekja e një gruaje 47-vjeçare kishte të ngjarë të lidhej me vaksinën.
“Ministria e Shëndetësisë po shqyrton opsione të ndryshme për momentin, si të veprohet me këtë çështje”, u shpreh zëdhënësja Zuzana Eliasova. “Për momentin, njerëzit që presin dozën e tyre të dytë po inokulohen me vaksinën AstraZeneca”.
Reuters shkruan se kompania nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Disa vende evropiane ndaluan inokulimet duke përdorur vaksinën e bërë nga AstraZeneca në muajin mars kur u shfaqën shqetësime për mpiksjet e gjakut shumë të rralla.
Agjencia Evropiane e Barnave e Bashkimit Evropian është shprehur vazhdimisht se përfitimet e mundshme të vaksinës tejkalojnë çdo rrezik nga efektet anësore.