13.5 C
Tirana

“Për’puthen” nxjerr zbuluar vilën luksoze të Ingrid Gjonit, biznesi VIP i këngëtares në Gjirin e Lalzit

VENDI

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni prej muajsh po eksperimenton në një ide të re biznesi, që praktikohet shumë edhe në Los Angelos.

Bëhet fjalë për dhënien me qira të vilave, për xhirime filmash apo projektesh televizive. Prej vitesh pronare e dy vilave në Gjirin e Lalzit, ajo ka vendosur që dy shtëpitë e saj të pushimeve të mos i shfrytëzojë vetëm për vete, por për realizim intervistash, xhirimesh të programeve televizive dhe festave private.

Këngëtarja ka nisur lëshimin e tyre me qera për evente private, ndërsa pamjet e tyre i ka ekzpozuar në një faqe të posaçme “Instagram”- i, ku bie në sy luksi dhe arredimi special.

Pikërisht në një prej vilave të saj është realizuar edhe një nga takimet e fundit të programit “Për’puthen”, dhe nga çfarë kuptohet përmes rrjeteve sociale, interesimi nuk mungon ndërkohë që deri tani i ka mbajtur sekret çmimet e shfrytëzimit të ambienteve me orë.

Edhe pse prej kohësh Ingridi ka preferuar të jetë pak më e distancuar sa u takon daljeve në publik, këtë sezon ishte e ftuar në “E Diell” së bashku me djalin e saj, Parid.Në prezencë të tij foli më shumë për jetën jashtë kamerave si nënë. Kur e pyetën të birin se kujt i ngjan më shumë, ai tha: “Mamit kur jam me flokë të gjata, e babit me flokë të shkurtër”.

Ai zbuloi se si i ka marrëdhëniet me vajzën e tezes Inis, Coco-Antonel, me të cilën zihet herë pas here. Parid tha se kur ata bëjnë sherre bashkë, Ingriti u thotë që të mos rrinë bashkë. Kur e pyetën se çfarë do t’i thoshte mamasë në këto momente, ai i tha: “Të kam jetë!”.

Paridi tregoi se e ndihmon mamin në punët e shtëpisë, sidomos në gatim pasi i pëlqen. Ndërsa Ingriti tha se kur del me grupin e tij të shoqërisë, ajo së bashku me motrat janë në park duke e ruajtur: “Vijnë vajzat e më thonë: A ta marrim te lulishtja tjetër. Ndërkohë ai u ka thënë më para: ‘Kot shkoni, se nuk më lë’”.

- Advertisement -

TE FUNDIT