23.5 C
Tirana

“Për’puthen” do të mbyllen pas gjithë atyre skandaleve? Flet autorja e programit, Olsa Muhameti

VENDI

Pas rreth 8 muajsh një nga programet televizive më në zë të momentit “Për’puthen” po shkon drejt mbylljes së sezonit. Sikundër bëri me dije edhe moderatorja Bora Zemani ditën e djeshme, gjatë kësaj jave do mbyllen gjitha takimet apo historitë e lëna pezull.

Flet autorja Olsa Muhameti, tregon nëse ka skenarë në Përputhen

Mbrëmjen e djeshme autorja e emisionit, Olsa Muhameti ka zhvulluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku duket se ndjekësit kanë shumë kuriozë lidhur me çfarë do të ndodhë në javët e fundit me “Për’puthen”.

Olsa ka treguar se gjatë kësaj jave do të vendoset se çfarë do të ndodhë me personazhet teksa ky sezon mbyllet në qershor. Olsa ka bërë me dije se në përfundim do të ketë një ribashkim të pjesës më të madhe të konkurrentëve të këtij edicioni, që kanë qenë shumë të përfolur dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.

“Jo, nuk është java e fundit! Për’puthen përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve që kanë mbetur në program. Do ketë një ribashkim, përballlje të situatave të dikurshme, personazhve më të dashur, pengjet, pajtimet etj”, ka treguar Olsa.

Më herët ajo publikoi edhe një video në të cilën shihet Antonela duke qarë, duke na paralajmëruar se gjatë kësaj jave do ketë sërish emocione të forta.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT