Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pas përfundimit të spektaklit mes Efit dhe Kiarës. Teksa ndodheshin në ambientet e tualetit, Efi ju drejtua Kiarës duke i thënë se ajo është mashtruese, pasi i kishte thënë asaj që është sqaruar dhe i ka parë të gjitha.
Kjo e fundit u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i kërkoi asaj që inatin që ka me Luizin, të mos ia shfryjë më asaj.
Kiara tha se Efi e hodhi atë poshtë vetëm me një debat që ndodhi mes tyre. Ajo shtoi se Efit nuk i ka bërë asgjë dhe se ajo po luan viktimën.
Ndërsa Efi nga ana tjetër u shpreh se ashtu siç e ka bërë ajo dhe Luizi të ndihen, ashtu do ia kthejë edhe ajo. Madje ajo theksoi se që prej natës së mbrëmshme, i ka hedhur të dy poshtë.
Luizi i cili po i ndiqte nga pak metra distancë, tha se kjo situatë po krijohet për shkak të afrimit të finales.