8.5 C
Tirana

Përplasen dy mjete, në aksident përfshihet edhe makina e policisë

VENDI

Në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, janë përplasur dy mjete, një Volkswagen dhe një BMW, të cilat kanë përfshirë në në aksident edhe një mjet të Policisë Rrugore që ishte pozicionuar jashtë rrugës.

Mësohet se nga aksidenti është plagosur lehtë drejtuesi i Volkswagenit dhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip Volkswagen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT