7.5 C
Tirana

Përkeqësohet klima e biznesit, shkak monopolet, korrupsioni dhe kriza politike

VENDI

Të bësh biznes në Shqipëri mbetet një sfidë më vete. Investitorët e huaj që operojnë në vend në sektorë të rëndësishëm si banka, industri nxjerrëse, telekomunikacion, etj vlerësojnë se situata ekonomike në 6 muajt e parë të këtij viti ka qenë e pafavorshme. Vlerësimi negativ nis nga zero dhe ai më pozitiv është 100, por bizneset e huaja e kanë vlerësuar me 39 pike, klimën për të bërë biznes në vendin tonë.

Paralelisht me këtë situatë, bizneset e pyetura shpresojnë se në periudhën e dytë të vitit pritshmëritë shënojnë një përmirësim të lehtë, por sërish ato mbeten poshtë mesatares. Shkak për këtë vlerësim negativ, nuk lidhen vetëm me klimën gjatë një viti elektoral. Katër janë problemet kryesore që shqetësojnë sipërmarrësit e huaj.

Në vend të parë janë monopolet në disa tregje, më pas vjen korrupsioni, të dy këto fenomene vlerësohen me 68 pikë. Më pas vijnë burokracitë shtetërore me 64 pikë dhe në vend të katërt renditet informaliteti.

Përtej katër pengesave kryesore që ndikojnë në ekonomi, sipërmarrësit e huaj vlerësojnë edhe disa nga fushat që kanë shënuar përkeqësim të klimës. Politika vlerësohet si një fushë që ka shënuar përkeqësim, për shkak të krizës që ka përfshirë vendin prej 4 muajsh. Përkeqësim kanë shënuar edhe procedurat qeveritare të cilat behën pa transparencë, por edhe ato të prokurimi publik. Por pas këtyre rezultateve, ministrja e Financave Anila Denaj ka një tjetër panoramë, ndërsa u shpreh e hapur për të bashkëpunuar, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të aktiviteti ekonomik.

Pak kohë më parë shoqata e investitorëve gjermanë në sondazhin e kryer vlerësoi se klima ekonomike nuk është aspak optimiste.

- Advertisement -

TE FUNDIT