19.5 C
Tirana

Përfaqësoi Shqipërinë, por Anxhela Peristeri i mbuloi vetë shpenzimet në “Eurovision”

VENDI

Anxhela Peristeri shkëlqeu me performancën e saj në “Eurovision” dhe si kurrë ndonjëherë, Shqipëria u shfaq me skenografi me efekte vizuale, të kuruara në detaje, që ndiqnin dhe shoqëronin lëvizjet e Anxhelës në skenë.

Mirëpo edhe pse duhet të ketë një buxhet special për performancat diçka e tillë nuk ndodh në vendin tonë, sepse RTSH-ja ka një buxhet shumë të kufizuar për prezantimin në “Eurovision”.

Olti Curri, i cili ishte tekstshkrues i këngës “Karma” të Anxhelës, ka zbuluar se këngëtarja i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e performancës.

“Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë ‘ndihem e lodhur’. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë”, u shpreh Olti Curri.

Ai ka zbuluar se pas performancës në “Eurovision”, Anxhelës i ka ardhur ftesë për një koncert në Rusi, por nuk dihen më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë.

- Advertisement -

TE FUNDIT