9.5 C
Tirana

Për sa kohë mund ta ruani lëngun e gjelit të detit në frigorifer?

VENDI

Mishi i mbetur i gjelit të detit mund të përdoret për përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm që shfrytëzohet për gjellëra dhe supa të ndryshme. Përveç përfshirjes në gatim, ky lëng është shumë i mirë për shëndetin e stomakut.

Ekspertët e AgroWeb thonë se lëngu i gjelit të detit duhet futur në frigorifer brenda dy orësh nga përgatitja. Ai duhet ruajtur në enë të mbyllura mirë dhe është i sigurtë për konsum nga 3 në 4 ditë.

Nëse dëshironi kavanozët mund ti fusni në ngrirje ku mund të qëndrojnë pa frikë për 4 deri në 6 muaj. Për Sa Kohë Mund Ta Ruani Gjelit të Detit në Frigorifer ose Ngrirje?

Mishi i gjelit të detit mund tw konsumohet për tre deri në katër ditë nëse e ruani atë në frigorifer. Gjatë kësaj periudhe ai mund të ringrohet vetëm një herë. Nëse e ruani gjelin e gatuar në ngrirje ai është i sigurtë për dy deri në gjashtë muaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT