8.5 C
Tirana

“Për 3 orë prisnim të bëheshe 20 vjeç”, ndahet nga jeta i riu nga Tropoja që ngriti në këmbë shqiptarët

VENDI

Ka ndërruar jetë 19-vjeçari Fatlind Buçaj i cili vuante nga një tumor agresiv në kokë.

Që nga 18 shtatori rrjetet sociale u mbushëm me thirrjen e motrës së Fatlindit, ku apelonte për ndihmë pasi i vëllai ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e hidhur e dha motra e 19 vjeçarit, Sara Buçaj, e cila bëri me dije se i vëllai kishte ndërruar jetë 3 orë para se të mbushte 20 vjeç.

“Me duart që m’dridhen e zemrën e thyer ju njoftoj që Fatlind Buçaj na la.

Edhe 3 ore pritshim të bëje 20 vjeç por tashi në vend të ditëlindjes do festojmë përvjetorin e vdekjes! S’i them Zotit më forco sepse s’do ja arrije dot përderisa nuk ma la afër vetes at’ dritë sysh…

Ti jeton akoma për mua, nuk ke vdek jo o jeta motrës!”
Edhe njëherë shëndetësia dështoi, një jetë më pak në mesin e shoqërisë tonë”, shkruan Sara bashkëngjitur fotos me të vëllain.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT