13.5 C
Tirana

Peka tregon çfarë i tha Basha para zgjedhjeve: ‘Nëse Berisha nuk kandidon, thikë që i ngulet opozitës’

VENDI

Drejtori i Syri Tv dhe gazetari Çim Peka ka rrëfyer një bisedë më Lulzim Bashën përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur Lulzim Basha insistonte që Sali Berisha të kandidonte për deputet.

 

Në studion e ‘Ora 19:00’ me Juli Krisafin në Syri Tv, Peka tha se deklarata e sotme e Bashës, ku në një intervistë shprehej se kishte vuajtur dualizimin e Berishës dhe se duhej ta kishte zgjidhur më parë, është e pasinqertë dhe e kundërt me atë që ka shkruar në librin “Misioni im”.

 

Sipas tij, Lulzim Basha është i pabesueshëm dhe sajon histori të pavërteta që s’i beson askush.

 

“Kur zoti Berisha ishte i dyzuar, nuk ishte i qartë do të kandidonte apo jo, Basha më ka thënë që “nëse Berisha nuk kandidon, është një dëm dhe një thikë që i ngulet opozitës, sepse moskandidimi i tij na prish shumë punë. Nuk motivohen votuesit e djathtë pa Sali Berishën në listë”. Dhe kandidimi i Berishës ka qenë sakrifica e Sali Berishës për fitoren e Lulzim Bashës. Po citoj atë që më ka thënë Luzlim Basha. Por kjy njeri në rrëfime nuk merret seriozisht. Nuk e kam lexuar librin që i ka shkruar Preçi apo Marku, sepse nuk besoj se e ka shkruar vetë.

 

Madje kur më ka pyetur a e kam lexuar librin, i kam thënë: “Kur ta lexoni ju, do ta lexoj edhe unë”.

 

I hodha një sy të shpejtë pjesës për at vrasjen që ka thënë disa herë: “Kjo ftesë e përhershme për të vrarë babain më është dukur jo vetëm qesharake por edhe e pakuptimë, kur në të vërtetë përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës mund të ishin për mua vetëm se përparësi për të marrë një vendim, për të rrahur ide dhe për të bërë nj diskutim. Ishte një lloj mënyrë një lloj shkolle të cilën ishe privilegj që ta kishe dhe jo bashkë që ta vuaje. Sali Berisha respektohet, dëgjohet, është pjesë e historisë së PD

dhe të djathtës shqiptare si lider historik i saj dhe si i tillë mendimi se ka një përvojë ku mund të mbështetem ka qenë lehtësim për mua dhe aspak barrë. Mbi këtë është spekuluar vazhdimisht duke u përpjekur të krijohet ideja e kuyalititetit, e mbikëqyrjes, patronazhit, ndonëse këto janë të gjitha të pavërteta, mua më është dashur të lëviz në këtë terren”.

 

Thotë Lulzim Basha në librin misioni i tij i publikuar për të fituar zgjedhjet e 2021, thotë ekzakt të kundërtën e asaj që thotë sot: “E kam vuajtur dualizimin dhe është edhe faji im që s’e kam shmangur më parë”. Ndërsa tre javë më parë kur Berisha filloi Foltoren dhe akuzoi Bashën se është peng i Ramës, Basha doli dhe tha: “Unë as nuk kam qenë në ndikimin e Berishës dhe vendimet i kam marrë unë dhe as jam peng i Edi Ramës”. Ky njeri thotë gjëra të pavërteta dhe të ndryshme nga sot nesër, nga sot dje. Është tërësisht i pasinqertë. Sa kohë Basha ka vendosur të rrijë në atë parti si kryetar i saj, të vetmen gjë që mund të bëjë është të rishpikë histori të paqena, apo të sjellë të vërtetat e tij që s’i beson më askush“, u shpreh Peka.

 

Gazetari Çim Peka tregoi edhe arsyen pse sipas tij Basha nuk jep dorëheqjen nga kryetar i PD.

 

“Në gjykimin tim Basha e ka vendosur fatin e tij politik. Ky njeri do të krijojë partinë e tij politike. Po e zgjat sepse sa më shumë të zgjatet, sa më shumë të ketë përplasje mes grupeve sot, aq më e vështirë do të jetë nesër të bashkohet kjo ndarje dhe kjo çarje. Basha thotë se duke krijuar këtë thyrje sa më të madhe, do të kem të paktën më shumë deputetë që do t’i bashkohen partisë time. Pra, zoti Basha,

atë që ne mediat e konsiderojmë ‘qentë e gjahut’, apo ‘qentë e luftës’ po mundohet të shtojë numrin e tyre në mënyrë që nesër kur të jetë pa part dhe të krijojnë partinë e tyre, të ketë sa më shumë të tillë prej tyre që ta kenë të pamundur që t’i ribashkohen PD-së”.

- Advertisement -

TE FUNDIT