15.5 C
Tirana

Pedonalja ‘Kolë Idromeno’ pastrohet nga tavolinat e lokaleve

VENDI

Pedonalja ‘Kole Idromeno’ në Shkodër është liruar nga bizneset të cilët kishin uzurpuar edhe hapësirën publike. Pas njoftimit nga Bashkia e Shkodrës për aksionin e lirimit të hapësirave, bizneset kanë liruar vullnetarisht këto hapësira, duke respektuar afatin final që ishte dita e sotme.

Kryeinspektori i IMT Shkodër Gent Ibro, tha se ishin 17 biznese të cilët kishin zënë hapësirën, ndërsa shtoi se nëse tentohet sërish, do përballen me forcën e ligjit.

Ai deklaroi se aksionet do vazhdojnë me lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna nga bizneset private në forme abuzive.

Aksioni i Bashkisë Shkodër erdhi pas kërkesës së vazhdueshme të qytetarëve, për të çliruar zonën muzeale nga strukturat e vendosura në mesin e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT