11.5 C
Tirana

PD kërkon nga KQZ të mos regjistrojë Tom Doshin si kandidat në zgjedhje

VENDI

Partia Demokratike ka kërkuar që KQZ të mos regjistrojë në zgjedhje Tom Doshin, i cili tashmë ka dorëzuar emrin e tij për të marrë pjesë në garë si Nr.1 në Tiranë nëpërmjet Partisë Social Demokrate.

Në deklaratën e saj, PD shprehet se Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

“Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit. Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, shprehet PD. /abcnews.al

- Advertisement -

TE FUNDIT