5.5 C
Tirana

“Pasi këndova më thanë se…”/ Këngëtari tregon situatën më të sikletshme

VENDI

Këngëtari i muzikës së lehtë dhe popullore Gena është një nga këngëtarët që e duan më së shumti nëpër gëzimet familjare.

I ftuar në emisionin “E Diell” ai ka treguar një nga momentet më të sikletshme që i ka ndodhur në një dasëm.

Këngëtari ka rrëfyer se ka hyrë duke kënduar në një dasmë gabimisht.

“Ishim me vonesë. Në dasmë këndonte një grup tjetër, ndërsa ne ishim të ftuar specialë”, tregon Gena.

“Në vrap e sipër me organistin, futemi në dasmë dhe bëmë gati veglat. Teksa përgatiteshim, merrnim dhe shumë duartoktritje nga salla, që njëkohësisht thërrisnin emrin tim. U gëzova sepse normalisht e ndieva veten të vlerësuar”, kujton këngëtari.

“Pasi mbarova këngën e parë dhe nis të dytën, i them grupit muzikor që këndoi para meje për emrin e të zotit të shtëpisë, nëse quhej Agron”.

– Jo, – më tha ai. – Agroni e ka dasmën nga ana tjetër. “Aty kuptova që kisha ngatërruar dasmën dhe ata më mirëkuptuan”, përmbylli me të qeshura këtë episod të sikletshëm Gena.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT