9.5 C
Tirana

Pasi e pranuan publikisht lidhjen e tyre, Arjan Konomi befason dhe …

VENDI

Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të Lleshit, “Leje”. Në fund të këngës ata të dy shkëmbejnë një puthje plot pasion bashkë, duke ju dhënë fund të gjitha aludimeve që qarkullojnë në rrjet prej muajsh.

Tashmë që mund të shfaqen publikisht bashkë, Andi dhe Melisa kanë takuar menjëherë personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi. Ky i fundit ka ndarë një video me dy ish-konkurrentët dhe ka treguar se është surprizuar nga çifti.

Konomi thotë se është takuar rastësisht me ta dhe siç duket janë mbledhur të tre për të diskutuar historinë e dashurisë së Melisës e Andit, që bëri “lëmsh” gjithë botën. Ndër të tjera Arjani thotë se i ka lënë një porosi Melisës dhe të dy qeshin, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë.

- Advertisement -

TE FUNDIT