18.5 C
Tirana

Pas thashethemeve se është në pritje të ëmbël, reagon Bora Zemani

VENDI

Një nga të ftuarit në mbrëmjen gala të Top Albania Radios ishte Bora Zemani. Moderatorja ka shumë dashuri për familjen e madhe të Top Media-s, dhe shprehet për ndikimin që kjo media ka pasur në karrierën e saj në televizion.

 

Mirënjohëse pafund për këtë dy-vjeçar dhe për Top Channel sepse unë nisjen e karrierës e kam pasur aty para 12-13 viteve… “Për’puthen” ka qenë momenti që ka bërë diferencën në karrierën time. Pastaj të gjitha të tjerat, “Big Brother Vip” më afroi më publikun, “Dancing With The Stars” ishte magjia.

 

Por a do të largohet ajo nga “Për’puthen” për t’ia lënë vendin Efit?!

 

Nuk e di ndoshta sezonin tjetër. Do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta “Për’puthen”, ndoshta diçka tjetër në Top Channel sepse është nga vajzat e mia të preferuara.

 

Së fundmi po qarkullon lajmi se moderatorja është në pritje të ëmbël. Por çfarë ka për të thënë vetë Bora lidhur me këtë?!

 

Planet janë gjithmonë. Po kshu gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Nuk ka.

- Advertisement -

TE FUNDIT