18.5 C
Tirana

Pas ndarjes së bujshme nga Fisniku, Fjolla Morina nuk pret por krijon një lidhje të re dashurie!?

VENDI

Fjolla Morina është nga të famshmet shqiptare më të përfolura sa i përket jetës private.

 

Emri i njohur i showbizit shqiptar pati një ndarje që bëri shumë bujë nga Fisnik Syla.

 

Dyshja i dhanë fund martesës pak kohë pasi kishin kurorëzuar lidhjen me një dasmë magjike në Maldive.

 

Pas kësaj ndarjeje po dyshohet se Fjolla është në krahët e dikujt tjetër.

 

Kështu të paktën ka lënë të dyshohet pas postimeve të fundit në rrjete sociale.

 

Fjolla ka pozuar në bagazhin e një makine ku shihet një kuti në formë zemre me trëndafila dhe disa tullumbace në formë zemre.

 

Këngëtarja e shoqëroi postimin me një emoji zemre duke shtuar dyshimet se surprizën ia ka bërë partneri.

 

Megjithatë vetë Fjolla ka vendosur të mos flasë për jetën e saj private që pas ndarjes.

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT