12.5 C
Tirana

Pas “Bild”/ Media kanadeze: Paratë e drogës, thelbësore për sigurimin e votave në Shqipëri

VENDI

Pas prestigjiozes gjermane “Bild”, një tjetër media ndërkombëtare i ka dedikuar një shkrim Shqipërisë, duke e konsideruar si narko-shtetin e parë në Europë.

Në një media kanadaze shkruhet se “një brez i ri shqiptarësh janë kapur mes krimit të organizur të politikës, papunësisë dhe parave të shpejta të drogës së klasit A”.

Në median kanadeze shkruhet se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili e cilëson Shqipërinë si shtëpi e krimit, ligjit të dobët dhe qeverisë me institucione të dobëta dhe jashtë kontrollit.

“Paratë e drogës janë një pjesë thelbësore e sistemit demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë e sigurimit të votave të njerëzve është t’i paguajë ato në para të gatshme dhe gjeneratori më i mirë i parave është tregtia e drogës. Një studim i financuar nga BE, i cili u zhvillua nga viti 2016 deri në vitin 2019, zbuloi se një shifër prej 20.7 përqind e shqiptarëve u ofrua para ose favorizime në këmbim të votës së tyre. Në janar, u zbulua se bandat e kokainës me sukses manipuluan zgjedhjet duke blerë votat. Afrim Krasniqi, kreu i Institutit Shqiptar për Studime Politike, tha se roli i bandave kriminale në fushatën zgjedhore të vitit 2017 ishte më i madh se roli i partive politike.

“Sot, ka një përshtypje të përgjithshme se askush nuk është në gjendje të fitojë zgjedhjet pa mbështetje nga grupe të tilla”, tha ai.Në shkurt, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner bananesh nga Kolumbia , e cila arriti në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Ka pasur edhe rritje të krimit nga konkurenca e grupeve kriminale të shqiptarëve në Amerikën e Jugut. Në 2017, Remzi Azemi, një shqiptar i Kosovës i lidhur me trafikun e kokainës, u vra ndërkohë që udhëtonte me familjen e tij në Guayaqil, Ekuador.

Vitin e kaluar, Ilir Hidri, një tjetër shqiptar i dyshuar për prëfshirje në trafikun e drogës u vra në të njëjtin qytet. Paratë e drogës janë një pjesë rrënjësore e sistemit demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë për të siguruar votat e njerëzve është pagesa me para, dhe mënyra më e mirë e sigurimit të parave është tregtia e drogës.

Në janar, u zbulua se bandat e kokainës ndikuan në mënyrë të suksesshme në zgjedhje duke blerë vota”, shkruhet ndër të tjera nga media kanadeze

- Advertisement -

TE FUNDIT