13.5 C
Tirana

Paralajmëron Xhensila Myrtezaj, ja çka e pret Luiz Ejllin pasi të dal nga BBV Albania!

VENDI

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për “E diell”. Mes shumë gjërash, ajo është pyetur nga moderatoret Beniada Nishani dhe Argjira Spanca për Luiz Ejllin.

 

Artistja thotë se së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun, janë në mbështetje të banorit me te ndjekur te ketij edicioni të Big Brother VIP Albania i cili dhe ka marr edhe zemrat e te famshmeve shqiptar.

 

Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh ajo.

 

Tutje, 29-vjeçarja theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë të estradës. Ai tashmë po qëndron prej më shumë se 90 ditësh në shtëpi dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku. Lirshëm mund të thuhet se ka marrë gjithë vëmendjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

- Advertisement -

TE FUNDIT