12.5 C
Tirana

Para ndeshjes me Kamzën, flet kapiteni i LAÇIT: Nuk do tolerojmë, më vjen keq për Vllazninë

VENDI

Tashmë kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i këtij sezoni futbollistik në Kategorinë Superiore.
Ende nuk është dhënë verdikti përfundimtar për skuadrën që do i bashkangjitet Lushnjes në Kategorinë e Parë. Kamza dhe Vllaznia janë në “luftë” për qëndrimin në elitë.
Kamzalinjtë janë më të favorizuar pasi ndodhen 5 pikë para shkodranëve, megjithatë shpesh herë futbolli na ka treguar që zë vend shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”.
Newsport.al ka kontaktuar dhe me kapitenin e Laçit, Gentian Selmani, teksa skuadra kurbinase do të ndeshet me Kamzën ditën e shtunë.
Selmani ka thënë se Laçi nuk do të tolerojë në takimin ndaj Kamzës, pasi kërkon të arrijë në Kupat e Europës.
“Vllaznia apo Kamza?
Po mendoj se është diçka shumë e vështirë për të dyja ekipet. Nuk kam preferenca se cila duhet të qëndrojë në Superiore, sigurisht që më vjen keq për
Vllazninë sepse është një klub i madh në futbollin shqiptar, por edhe Kamza ka bërë sezonin e saj.
Mendoj se gjithçka do të vendoset në javën e fundit.
Por ne si ekip kemi objektivin tonë që është sigurimi i vendit të katert që të çon në Europa League dhe do ta tentojmë fitoren që në ndeshjen e ardhshme atë kundër Kamzës”, ka thënë Selmani./Newsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT