10 C
Tirana

PA KEMP DHE INVALID, TOM DOSHI I PREMTON OPERACIONIN BRENDA 25 PRILLIT

VENDI

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka ndezur motorët për fushatën elektorale. Në pasditen e së dielës Doshi zhvilloi një takim të përzemërt me banorët e lagjes “Mark Lula” në Shkodër. Në bashkëbisedim me të pranishmit deputeti u njoh me rastin e Dede Marashit nga Prekali i cili që në moshën 18 vjeçare kishte pësuar një aksident i cili i kishte lëne pasoja duke e privuar nga mundësia për të qenë i afte për të punuar dhe mbajtur familjen e tij.

Atij prej kohesh ia kane hequr edhe të drejtën e kempit dhe kjo gjë e ka bërë që ai dhe bashkëshortja me 3 fëmijët të jene në gjendje të rendë ekonomike.

Teksa pasqyronte ketë shqetësim Dede Marashi tregoi gjithashtu se ishin 3 kërkesat që ai i kishte drejtuar Ministrisë se shëndetësisë kur ministrja Ogerta Manastirliu i është përgjigjur se ai ishte i afte për pune se dhe kempin nuk e përfiton.

Por me deputetin Tom Doshi nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ai pasi e dëgjoi të gjithë historinë e Dede Marashit i tha se realizimin dhe shpenzimet e operacionit do i merrte ai përsipër. Ajo çka e beri edhe me emocionues ketë premtim jo vetëm për Deden por edhe për të pranishmit ishte se Doshi premtoi se operacioni do të realizohej para datës 25 prill duke vërtetuar se ky nuk ishte një premtim elektoral por një premtim me zemër …

fundja si te gjitha premtimet e realizuara prej kohesh nga deputeti shkodran Tom Doshi.

SHKODER.INFO

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT