Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përgatitet për mandatin e tretë.
Ai ka kërkuar që në orët e para të mëngjesit që ta kontaktojnë të gjithë ata njerëz të cilët kanë përfunduar studimet me rezultate të larta si jashtë apo brenda Shqipërisë për të diskutuar projekte të mëdha.
Rama ka bërë publike e mail-in e tij që të gjithë të interesuarit ta kontakojnë për opinione, ide, projekte dhe çdo risi tjetër që do t’u shërbejë në të mirë të qytetarëve.
“gatipërshqipërinë@kryeministria.al
Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan kryeministri Rama.