9.5 C
Tirana

Opozita nxjerr bllof Metën: S’duam shtyrje zgjedhjes, por largimin e Ramës

VENDI

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët pas dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas përfundimi të mbledhjes, kryetari i PR, Fatmir Mediu, foli për gazetarët në emër të opozitës.

Ndryshe nga sa u shpreh Ilir Meta, në argumentet për shtyrjen e zgjedhjeve, për t’i dhënë mundësi dialogut, Mediu nxorri bllof Metën, duke thënë se opozita nuk hyn në zgjedhje, pa largimin e Ramës.
Pra, opozita nuk kërkon dialog dhe shtyrje zgjedhjes, por largimin e Ramës, dhe zhvillimin e zgjedhjeve pa të kryeministër.

“Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të presidentit të Republikës besoj që Basha në emër të gjithë opozitës ka shprehur qartë qëndrimin e tij.

Angazhimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Ky është diskutimi që është bërë sot dhe qëndrimi ynë është i njëjtë me qëndrimin që ka mbajtur Basha në konferencë”, tha Mediu

Do ketë protesta?

“Qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çdo veprim që do të ketë të bëjë me qytetarët,

i opozitës, me ndërkombëtarët për të garantuar këtë proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm do të jetë pjesë e axhendës së opozitës”, u shpreh kreu i republikaneve.

- Advertisement -

TE FUNDIT