16.5 C
Tirana

Nxënësit bojkotojnë mësimin, ja motivi

VENDI

Rreth 70 nxënës të fshatit Darëzezë, në Fier së bashku me mësuesit kanë bojkotuar sot procesin mësimor.

Shkak është bërë transporti i nxënësve drejt shkollës së fshatit Topojan. Ata ankohen se autobusët që dërgojnë nxënësit e mësuesit cdo ditë në shkollë janë tepër të vegjël. Madje, ata thone se njëri prej autobuseve ka probleme me sistemin e frenimit.

Të ndodhur përballë kësaj situate, prindërit u bëjnë apel autoriteteve që të marrin masa të mënjëhershme ndryshe do të vijojnë protestat edhe ne ditet ne vijim.

Prej fillimit të vitit shkollor, shkolla e fshatit Darëzezë i është nënshtruar një procesi rikonstruktimi dhe për këtë arsye fëmijët janë detyruar ta zhvillojnë procesin mësimor në shkollën e fshatit Topojë.

- Advertisement -

TE FUNDIT