18.5 C
Tirana

Nuk shkonte mirë me burrin dhe vjehrrën, nëna e tre fëmijëve vetvritet duke u…

VENDI

Zbardhen detaje nga ngjarja e trishtë që ka ndodhur në qytetin e Elbasanit,

ku një 52 vjeçare u hodh nga ballkoni i katit të katërt ku jetonte dhe ndërroi jetë rrugës për spital.Mësohet se gruaja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spital.

Viktima është identifikuar si Fatbardha Likarma, e cila u hodh nga ballkoni i banesës së sja në lagjen “Vullnetari”.Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanëeb se viktima është nënë e tre fëmijëve.

Ajo kishte denoncuar më parë në polici se kishte konflikte të dhns hme në familje nga bashkëshorti por edhe nga vjehrra e saj.Mbrëmjen e djeshme mësohet se policia kishte qenë në banesën e viktimës, ndërsa ajo ishte larguar tek motra e saj.

Ditën e sotme, pak para aktit të vetëflijimit, ajo ishte rikthyer sërish.“Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.

Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT