9.5 C
Tirana

“Nuk mund ti bëjmë sytë qorr” Përplasje mes Artan Hoxhës dhe ish-deputetit të PD, gazetari i kthehet keq

VENDI

Tema më e diskutuar ditët e fundit në Shqipëri është shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha “non-grata” në SHBA me vendim të DASH.

 

Në lidhje me këtë çështje kanë debatuar sot dhe gazetari Artan Hoxha bashkë me ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu.

 

Përplasja nisi pasi Artan Hoxha ka renditur momentet kur SHBA ia preu vizën Berishës, duke u fokusuar te ngjarjet kryesore.

 

PJESE NGA DEBATI

Artan Hoxha: Në listën e zezë futesh për korrupsion dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, për mua Berisha i plotëson të dyja komponentët, po korrupsioni është ku ata janë përqendruar me tepër. Ata marrin një vendim dhe nuk japin arsye për këtë gjë, sepse është për territorin e tyre. Prandaj Berisha i është drejtuar gjykatës franceze për të marrë informacion, ata janë fshehur mbi dy gjëra pas Sorosit dhe faktit të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Balliu: Nuk e ka thënë se është përfshirë. Ai tha se ka pasur përplasje me Sorosin.

Hoxha: Që nga 14 shtatorit. Në momentin kur është marrë godina e televizionit, drejtuesit e aleancës së opozitës janë nisur në RTSH, ka ardhur njoftimi në atë që zinte të Matheë Palmer sot, i ka thënë se nëse ti hedh një hap më tutje dhe përgjegjësitë do të jenë personale. Mbaj mend qëndrimin e ambasadores amerikane e njëjta gjë. Mbaj mend militantët që kanë marrë godinën e RTSH, njëri ka hipur mbi tank e ka thënë se do të vijë Berisha dhe do të flasë për të gjithë shqiptarët. Berisha nuk erdhi, por kreu i PLL, Spahia dhe foli mbi ballkonin e RTSH dhe shkoi në burg.

 

Ngjarjet e 21 janarit, ku sigurisht pati përplasje me autoritet amerikane, që ishin pengimi i prokurorisë. U bllokuan, vlerësimin e bënte prokurori, duke mos i ekzekutuar si urdhrave është marrë një urdhër i qartë. Sot kemi 4 të vrarë, sot dy të vrarët s’kanë autorë. Pra po ta shohim në këtë kontekst sigurisht që Berisha ka shumë përplasje me amerikanët. Por në datën 28 për protestën homazh, ai paralajmëroi se do të bënte protestë, nëse do të dilnin të dy, shkonin në përplasje. Berisha u tërhoq dhe i tha se ky është një veprim për burrë shteti, jo për 21 janarin, por për 28 janarin. Ajo burrë shteti që tha Arvizu ishte për 28 janarin jo për 21 janarin.

 

Nuk ka asnjë gjykatë që të detyrojë dhe ta penalizojë me këtë gjë. Janë të prera ligjet amerikanet,. E para nuk është shpifje, sepse ai nuk ka shkruar në Facebook.

 

Balliu: Po nuk është akuza ajo

Hoxha: Pse nuk i drejtohen gjykatës amerikane ato? Fjala e fundit që them, kjo që ka bërë është përkasin brenda territorit të Shqipërisë, ku Berisha mendon se nuk mund të humbë imazhin dhe besimin e tij. Kjo më kujton padinë që Rama i bëri Bild-it dhe u fsheh.

 

Balliu: Një minutë, se janë një krahasim që nuk mund të bëhen me njëra- tjetrën. Rama u tërhoq si me Bild dhe Haradinajt. Pas këtyre që bërë ti erdhi Bush këtu. Dhe e ka bërë pavarësinë me këtë qeveri. Nuk e bëri në gjykatën në Amerikë se është ndaluar hyrja në territorin e SHBA-ve.

 

Hoxha: Është njësoj sikur të thotë Rama se unë sot çova Berishën te listën e zezë, por Rama është kryeministër në dezhurn. Berishën e kanë pritur si njeriu apo si president i Shqipërisë?

 

Balliu: A janë të sakta këto që them unë. Është bërë një padi. Siç e tha edhe vetë Berisha, ish-presidenti e ish-krye se janë cenuar dinjiteti. Jo në Amerikë, sepse nuk i lejohet ti shkojë. Si nuk i jep asgjë, por nëse nuk faktohet, ai e jep për dinjitetin e tij.

 

Hoxha: Kjo non grata është pas atyre që the ti. Ta zëmë se fitoi? Fitoi për shpifje më burrë.

Balliu: Nëse ne kemi sot një akuzë për korrupsion hajde ti diskutojmë. Ne nuk mund të bëjmë sytë qorr këtu… Nëse ka fytyrë të korruptuar ai është Dvorani.

 

Hoxha: Por do të vijnë edhe për Ramën ato….

Balliu: Këtu duhet të shpallet “non grata” Rama për Shqipërinë dhe Kosovën. Ai ka bërë 13 takime me Vuçiç dhe Erdoganin dhe s’ka bërë ndonjë takim në vendet perëndimore. Po marrim rastin nëse gjykata në Francë gjykon se këtu s’ka prova dhe fakte ndaj Berishës dhe shpifje, atëherë edhe SHBA do të mbajë qëndrimin e tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT