5.5 C
Tirana

Nuk mund ta besojme sa vite ka “mbi shpatulla” Mbretëresha e bukurisë shqiptare; Ja si e urojnë fëmijët Valbonën

VENDI

Valbona është personazhi që e duan të gjithë, prej më shumë se njëzet e pesë vjetësh. Ajo thotë se kjo ndodh ngase është natyrale dhe jo ekstravagante. Ndoshta ajo është i vetmi personazh në Shqipëri, nga e cila askush nuk pret të bëjë asgjë, por vetëm të jetë e bukur. Dhe jo vetëm kaq, por presin që ajo të mos ndryshojë kurrë dhe pasi ajo ua plotëson dëshirën, vijojnë të habiten: “Si nuk kalojnë vitet, si nuk plaket Valbona Selimllari!”

“Miss”-i i parë shqiptar vazhdon të mbetet në kujtesën e të gjithëve, jo thjesht se qe e para, por sepse vijon të mbetet e bukur me gjithë vitet e shkuara dhe dhjetëra vajza të kurorëzuara. Nuk ka hyrë as në gojën e “gjuetarëve të botoksit”, që e kalojnë ditën duke bërë zoom mbi foto grash e burrash për të parë ku janë ndërhyrjet estetike e që në gjuhën popullore të gjithë i bien për shkurt dhe i quajnë “botox”.

Ndoshta dhe e kanë bërë, por nuk kanë zbuluar asgjë prej gjëje. Në përgjithësi, është njeri që nuk kompleksohet dhe nuk e vret mendjen. Sigurisht që me kalimin e viteve nuk është njësoj. “Jam edhe nënë dhe normalisht, s’mund të jem” është shprehur për revistën Living para 3 vitesh.

Nëse juve “ju ka ngecur” ora e nuk ia keni idenë moshës së të bukurësn ajo ka festuar ditëlindjen dhe bën 46 vjeç. Nuk ka dashur të postojë asnjë foto nga festa private, të familjarë apo miqve, por vetëm një kartolinë të vajzës së saj Vivien.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT