22.5 C
Tirana

Nuk kanë të ndalur ironitë ndaj Anës së Përputhen, Dj Vicky tallet keq me të

VENDI

Ana Lleshi debutoi në muzikë me këngën “Deal”, të cilën e publikoi 2 ditë më parë. Ajo ishte ndër të paktët që nuk ka publikuar një këngë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe sigurisht që vëmendja për këtë projekt muzikor të saj ishte maksimal. Por siç ka ndodhur me gjithë miqtë e saj, që kanë bërë më herët këngë, publiku u zhgënjye duke i vënë vulën faktit se muzika është banalizuar.

 

Ana mori mijëra komente negative e nuk munguan as thumbat e ironitë për të nga artistë e konkurrentë brenda “Për’puthen”. E para që reagoi ishte Sindi.

 

“Një minutë qetësi për të gjithë industrinë e muzikës.”- shkroi Sindi duke lënë të kuptohet se e kishte drejtpërdrejt me Anën.

 

Gjithashtu, producenti Elgit Doda reagoi në lidhje me këtë fenomen dhe revoltën e tij ai e shprehu me pak doza humori. “Është bërë muzika si zyrë pune, kush ka mbetur pa punë, futi një këngë. Bjere mbarë o Zot!”- shkroi ai me ironi në InstaStory.

 

Siç duket artistëve që merren realisht me muzikë nuk ju “del inati” me faktin që figura pa asnjë lidhje me artin bëhen pjesë e industrisë dhe e shesin veten si të talentuar. Po ashtu, Dj Vicky ka ironizuar Anën, që është shprehur gjatë një interviste se producenti i saj i ka pohuar se ka talent për muzikë.

 

“Në vend të gjykojmë , do ishte më mirë të fillojmë të kemi më shumë besim në vete! Bravo!” – shkruan Dj Vicky. /Iconstyle

- Advertisement -

TE FUNDIT