13.5 C
Tirana

Nuk kaloi vetting-un, Vjerdha: Shkarkimi im, pasi nuk lirova nga burgu Avdylin

VENDI

Ish-drejtuesi i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha, është shprehur se shkarkimi i tij nga KPK është ndikuar më së shumti nga vendimet që ai ka dhënë ndër vite.
Në këtë kontekst ai ka përmendur se midis të tjerash, një nga shkaqet e shkarkimit të tij është edhe një vendim i viteve më parë, ku nuk ka lejuar lirimin e njërit prej anëtarëve të grupit kriminal të Avdylajve.
Sipas Vjerdhës, personi në fjalë ishte liruar më pas nga Gjykata e Lartë.
“Janë vendimet e mia ndër vite që kanë krijuar atë reagim ndaj meje. Ju kujtoj se në vitin 2008 kam qenë në trupin gjykues që rrëzoi kërkesën për lirimin e njërit nga Avdylajt, i cili kërkonte lirimin sepse burgimi i mëtejshëm i rrezikonte jetën. Gjykata kishte vendosur lirimin dhe unë rrëzova rrëzimin e këtij vendimi”, deklaroi Vjerdha.

- Advertisement -

TE FUNDIT