13.5 C
Tirana

Nuk fshihen më/ U bënë prindër të një djali, Pirro Çako dhe bashkëshortja e tij kapen ‘mat’ në Tiranë

VENDI

Lajmi më i bujshëm rozë në media kohët e fundit, ishte që këngëtari Pirro Çako u bë baba për herë të dytë.

Ai dhe partnerja e tij sollën në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus.

Historia e dashurisë u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i tij Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.

Mësohet se partnerja e Çakos Lertida Balili punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

Tashmë që janë bërë prindër, mesa duket axhenda e tyre vijon me një përkujdesje për linjat dhe shëndetin e tyre.

Paparazzi ynë e ka fotografuar pak ditë më parë Pirro Çakon dhe partneren e tij te Liqeni artificial i Tiranës.

Të veshur me tuta sporti dhe atlete, ata duken të përkushtuar për të qëndruar në formë të mirë fizike.

- Advertisement -

TE FUNDIT