22.5 C
Tirana

“Nuk e mendoj dot jetën pa të”, Çiljeta flet si asnjëherë për Alban Hoxhën

VENDI

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar nga mediat rozë. Prej 6 vitesh ata po shijojnë dashurinë e tyre, ndonëse janë përpjekur ë ta mbajnë sa më larg vëmendjes së fansave.

 

Në një intervistë për “Goca e Gra”, Çiljeta si rrallëherë foli për marrëdhënien që ka me Albanin, për të cilin u shpreh se nuk e sheh jetën pa të.

 

Këngëtarja tregoi se ka lënë paksa mënjanë karrierën pasi tani është koha e familjes.

 

“Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë jam pak vizionare në jetën time dhe shoh pak larg. Nëse do isha pa Albanin do i rikthehesha karrierës dhe do rrisja djalin, nuk do kisha mashkull tjetër në jetën time.

 

E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë nuk i bëj dot të dyja, sepse çdo fundjavë do të më duhej të ikja në koncert. Mua më duhet të lë dy çuna në shtëpi”, tha ajo.

 

Çiljeta tregoi më tej se djali Abanit dhe djali i saj, Fernando, duhen shumë dhe ajo i do shumë.

 

“Lidhja më ka pjekur, të kesh dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush”, tha ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT