13.5 C
Tirana

Noton në solemnitetin e kësaj epje Liqeni i Shkodrës, i stolisun me petkat blu të syve dehës

VENDI

Nga Albert Vataj

Liqeni i Shkodrës, shtrihet rrah e krah, kah syt e Taraboshit e ledhin e Maranaj e kqyr andshëm. Hapardahet n’kandjen e vet, tue prit e përcjell pikllimin e shelgjeve e lodrimin e patave t’egra e pelikanëve. Shkon n’rrugën e vet, ndjekun prej syve që shuejn etjen e blusë së shpirtit, n’prushin e mallit. Çon larg e bjen brigjeve, soditës e varka peshkatarësh. Kështu e kisha pa e përpi sa herë me sy e me zemër, atë, t’ujten prekje të shputave, e t’amlen dehje t’mallëngjimit. Sa her’ n’Shkodër shkoj, e pi etjen e tij, tue dasht me shue zjarmin e dëshirimit që ban n’rrjedhën qi shket tinzisht.

 

Kridhet në ëndjen teme t’dehun prej zotnimit, si kurmi i shtatit të një vashëze, Liqeni i Shkodrës. Me një paqti e joshje që mundet me nguc ma t’largtat harbime, qi m’lidhin me te. Ky kumt idilik asht ma e kandshmja prehje që kundris teme mundet me i’u shtriq, njashtu mbuluem prej nji cohe përfytyrimi që noton nëpër këtë ujë të kjart e të kaltër, që prej fëmijnisë, asokohjes kur lundonim nëpër te me u derdh në Shirokën magjepsëse, t’mundshmen fillimore të dëshirës me u dhan shtat e andë, diellit e gurëve që zgjatojnë nëpër bregun e pamundun me u ngop me shëlbim.

 

Kjo foto e Liqenit të Shkodrës, kjo pamje e paradovitshme, madhështore t’përshkon si një rrezatim tue t’mbush me dritën e vet përtëritëse tançka n’ty përpëlitet n’tërrin e mungimit dhe boshit. Ky asht nji eter qi shpalos tan madhështin e vet t’natyrshme, delikate dhe ngasëse, nji frymëmarrje që e ndin teksa t’përshkon me përqafjen e vet prej flladi, e t’mush me landën e kullueme ndër sy që magjepsen prej saj.

 

Tej nën këtë poroz reshë të bardha gushti kungojnë hijshëm kreshtën e krenaris malet që e fillërojnë Shkodrën, malet qi përkundin në prehnin e tyne lirikën ngjethëse të njasaj bukurie marroke qi kalamend çdo yshtje jetësimi . Tue u përqaf me qiellin, ky ngulm ngaset me e mbush me epos krejt çka ëndja rreket me mru ndër kujtime e kallzime, këtë panoramë që shtang potërshëm.

 

Poshtë, kridhet në ëndjen teme t’dehun prej zotnimit, si kurmi i shtatit të një vashëze, Liqeni i Shkodrës, fort e epshmja hijeshi. Me një paqti e joshje që mundet me nguc ma t’largtat harbime, qi m’lidhin me te. Ky kumt idilik asht ma e kandshmja prehje që kundris teme mundet me i’u shtriq, njashtu mbuluem prej nji cohe përfytyrimi që noton nëpër këtë ujë të kjart e të kaltër, që prej fëmijnisë, asokohjes kur lundonim nëpër te me u derdh në Shirokën magjepsëse, t’mundshmen fillimore të dëshirës me u dhan shtat e andë, diellit e gurëve që zgjatojnë nëpër bregun e pamundun me u ngop me shëlbim.

 

Vetëm përball një shfaqje të këtillë, na mundna me mësu mbi eksplodimin e përmasave që natyra qaset të gostit kremtet e magjishme të amshimit. Me dëshirën për zotnim i lëshohemi si frymë kësaj pamje, e sakaq ndjejmë tëksa gjithçka e jona shpërbahet në mijëra thërmiaja drite, që e bajnë t’mundshme kaplimin e kësaj kjartësie, shëlbimin e këtij Zoti, qi tue na shpërbly kësisoj, kallzon se sa me përkushtim dhe pasion ai e ushqen qëllimin e hyjshëm të jetës.

 

Në natyrë, si në këtë çast ngashërimi, krijusi ka tret ëmën e tan devocioneve, ka mëku shpirtin e më të prushtave përjetime, tue e zafill epjen ton si më të përkorën mirënjohje për tançka mbush këtë rrëfimtore malli qi noton në syprinën e paqtë të këtij liqeni e fluturon me pulëbardhat qi masin përmasat e këtij mrekullimi.

Albert Vataj

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT