11.5 C
Tirana

‘Non grata s’është asgjë’, habit Berisha: Ja akuza më e rëndë që më kanë bërë, çfarë i thashë drejtorit të DASH

VENDI

Ish-kryeministrit Sali Berisha mesa duket nuk i ka bërë shumë ‘përshtypje’ shpallja non grata nga SHBA, përderisa ai u shpreh se ajo nuk është më e rënda e ngritur ndonjëherë ndaj tij.

 

Aakuza më e rëndë e ngritur ndaj tij dhe qeverisë së tij, tha Berisha në Opinion. ka qenë më 1993-1994, kur një agjenci shumë serioze e ka akuzuar se ka penguar luftën kundër terrorizmit.

 

“Vendimi është fund e krye politikë. Kjo nuk është akuza më e rëndë që më bëhet mua. Më e rënda ka qenë kur më akuzuan agjenci shumë serioze se qeveria ime kishte penguar luftën kundër terrorizmit dhe vetëkuptohet se kishte përkrahur terrorizimin. Ka bërë bujë kjo dhe ushtroi në të gjithë Evropën. Në këtë deklaratë ishte një poshtërsi njerëzore e pafundme. Kjo, sepse në vitin 1993-1994 këtu është bërë një operacion kundër terrorizmit nga më të përsosurit në Evropë. Ishte një ekip shqiptarë që punonte me oficerë të shkëlqyer.

 

Ndërroi pushteti, erdhën këta, dhe çfarë bënë? I morën e i nxorën nga shërbimi, duke mbajtur vetëm njërin. Këta tani rrinin klandestinë. U mor vesh operacioni nga Fatos Klosi, etj. Kur qeveria del e bën deklaratën, që ka ndodhur kjo e kjo. Erdhi një drejtor shumë i rëndësishëm i Departamentit dhe unë ja them me fjalë shumë të rënda, që s’ia kam thënë kujt, që kjo është poshtërsi që ju bëhet atyre njerëzve. I fola shumë rëndë. Pas 3 javësh, del një artikull tjetër dhe përhapet në gazetat më kryesore të Evropës dhe botës, që thoshte të kundërtën e asaj që ishte thënë.

 

Shkoj në Gjermani, në Berlin, dhe një mik shumë i mirë që kisha, më çon te sekretari i shtetit, Cepen, i cili ngurtësohet dhe më thotë “z. Berisha e kam një problem pak të vështirë, a mund të ma shpjegosh pak atë punën e terrorizmit me qeverinë tuaj”. Unë i nxora një shkrim nga çanta, e lexoi dhe u mahnit. Ja pra çfarë kishte ndodhur.
Tani, me të njëjtën psiqi, është absolutisht si puna e terrorizmit, sepse asnjë deklaratë nuk qëndron aty. Gjatë viteve që republikanët kanë qenë në pushtet, kurrë nuk kam pasur asnjë problem me administratën e SHBA.

 

Kam pasur probleme serioze me një njeri të administratës Clinton, i cili erdhi e më tha gjatë drekës “do ndërpresësh gjyqin me minoritetet”. Unë i thashë që atë se bëj dot kurrë, mund të më kërkosh dorëheqjen dhe do ta bëja, por atë jo. Më pas, unë i bëj letër Clinton. Ai ishte në Athinë, kur u bënë zgjedhjet. Nuk kam marrë dhe një vendim tjetër”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.

- Advertisement -

TE FUNDIT