22.5 C
Tirana

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani

VENDI

Patentat shqiptare shumë shpejt do të njihen edhe në Gjermani. Lajmin e mirë e dha kryeministri Edi Rama, i cili tha se po bashkëpunon dhe po bën çështë e mundur që kjo gjë të ndodhë sa më parë.

Në një video-mesazh në “Facebook” pas takimit me kancelaren Merkel, Rama u shpreh se në shkurt do të vijnë përfaqësues nga ministria gjermane për të diskutuar për këtë temë.

Duke qenë se shumë miq këtu në këtë faqe më kërkuan të ngre me kancelaren çështjen e njohjes së patentave të drejtimit të automjeteve në Gjermani dua t’ju jap lajmin e mirë se në shkurt vjen një ekip i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë kërkesë. Kjo është një kërkesë e kahershme dhe Shqipëria e ka bërë prej kohësh. Duke qenë se në Berlin mikun e kemi më të fortë se kurrë unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundit.

- Advertisement -

TE FUNDIT