7.5 C
Tirana

Njihuni me motrën e Dua Lipas, e gjithë bota po flet për të.

VENDI

Fama e Dua Lipas dhe talenti i saj janë të padiskutueshëm, por duket se në familjen e saj, ajo nuk është e vetmja që po pushton mediat botërore.
Motra e këngëtares, Rina Lipa, po ashtu është një emër për të cilin po shkruhet në mediat më prestigjoze. Ka qenë Vogue ndër të parat media që i ka kushtuar një artikull Rinës, e cila është shumë e talentuar për sa i përket stilimit dhe fushës së modës.
Ajo ka rreth 700 mijë ndjekës që po rriten me shpejtësi, pasi ajo shpalli bashkëpunimin me një firmë të njohur amerikane, Nasty Gal. Rina ka dizenjuar 30 veshje për këtë linjë duke u frymëzuar nga stili i saj dhe moda e viteve 90. Duket se Rina dëshiron të krijojë emrin e saj dhe të mos njihet vetëm si motra e Dua-s.

- Advertisement -

TE FUNDIT