16.5 C
Tirana

Njihuni me gruan që shëtit botën duke mbajtur djalin e saj mbi shpinë

VENDI

Djali i saj Jimmy, 26 vjeç, ka lindur me probleme fizike e mendore. Ai vuan nga hipopituitarizmi një gjendje që ndër të tjera pengon rritjen është i verbër dhe ka nevojë për ndihmë gjatë gjithë kohës.

 

Por Niki nuk është dorëzuar dhe ka vendosur të përpiqet t’i ofrojë një jetë aventureske. Ajo ia doli. Në blogun e saj “Niki dhe Jimmy” ju mund të mrekulloheni me fotot e vendeve që ata vizituan së bashku: nga Hawai në Bali deri në qoshet më të bukura të Australisë.

 

43-vjeçarja, e cila solli në jetë djalin e saj në moshën 17-vjeçare, studion me detaje itineraret: “Edhe pse e di që do të jemi mirë, preferoj t’i telefonoj të gjitha hotelet. Unë gjithmonë do të gjej mënyra për t’i dhënë Xhimit një jetë aventureske, sa më aventureske të mundshme”, thotë Antram.

- Advertisement -

TE FUNDIT