12.5 C
Tirana

Një Nënë E Varfër Dhe I Biri Porositën Vetëm Një Tas Me Supë, Por Në Fund Shitësi I Gënjeu Ata

VENDI

Kjo është një histori për një djalë 8-vjeçar dhe nënën e tij:

Ishte një ditë e ngrohtë dhe e qetë kur vendosa të dilja nga zyra gjatë orës së drekës për të shkuar dhe per te blere disa petë në një dyqan afër. Kur shkova dhe u ula në një qoshe, sytë e mi u drejtuan nga një nënë dhe djali i saj te ulur disa tavolina larg meje.

 

Djali që dukej rreth 8-vjeç ishte pak topolak ,me faqet e kuqe të buta dhe flokë të shkurtër. Nëna e tij nga ana tjetër ishte një grua e gjatë dhe e dobët.

Megjithëse ishin dy persona te ulur në tryezë, nëna kishte porositur vetëm një tas me pete.
“Mami, a ke ngrënë?” Pyeti djali duke e zhvendosur kokën në një anë,dhe nena iu pergjigj se kishte ngrene.
Djali i saj brenda pak minutash,e kishte mbaruar pothuajse çdo gjë në tas,pervecse pak leng ne fund.
Pastaj gruaja tha: “Kam pak etje,” ndërsa shihte tasin përpara fëmijës së saj.

 

“Mami, a dëshiron të pish ti lengun e supës?” Tha djaloshi duke e shtyrë tasin e zbrazët drejt nënës së tij. Ajo mori tasin në duart e saj dhe e ngriti atë drejt gojës së saj. Ajo piu disa lugë supë që kishte mbetur në enë dhe dukej sikur ajo nuk kishte ngrënë asgjë për shume kohë.

Ne fund ata u ngritën në mënyrë që të paguanin për ushqimin e tyre. Pronari i dyqanit më pas shkoi me shpejtësi tek çifti para se të mund të dilnin nga tryeza dhe u kërkoi të prisnin. Të hutuar, nëna dhe djali u ulën sërish në tryezë dhe pane se pronari i dyqanit doli nga kuzhina duke mbajtur një tas të freskët me petë të nxehtë,dhe e vendosi atë në tryezën e tyre. Më pas ai tha: “Urime! Ju keni qenë te zgjedhur rastësisht për të shijuar një tas me pete falas” Gruaja u perlot dhe e falënderoi pronarin e dyqanit për tasin falas me pete. Pjata u mbarua brenda disa minutave pasi u bë e qartë se gruaja ishte në të vërtetë e uritur.

 

Unë jam një kliente e rregullt dhe vizitoj këtë dyqan të vogël çdo javë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar ose parë pronarin të japë një tas falas per ndonje klient dhe për këtë arsye mendova se e gjithë situata ishte e çuditshme.

Kaloi një javë dhe u ktheva përsëri në ate dyqan.
Një djalë i vogël hyri në dyqan dhe e pyeti pronarin nese ofronte ate dite pete dhe supe falas.
Kuptova se ky djalë ishte i njëjti që pashë javën e kaluar, që kishte ardhur me nënën e tij, por sot ai erdhi vetëm ,pse? Pronari e pa atë dhe pa hezitim, i siguroi se oferta ende po vazhdonte.

 

Djali psherëtiu dhe tha: “Faleminderit Zot, me të vërtetë dua petë dhe nëna ime dëshiron supë”.
Pronari i tha te zinte një vend dhe më pas erdhi në anën time. Ai pëshpëriti “A mund të vini me mua për një moment?” Kurioz, e ndoqa atë në kuzhinë ku tha: “Më vjen keq, por duhet të të kërkoj një nder. A mund të pretendoni se keni fituar petë falas dhe t’ia jepni fëmijës? ”
Isha jashtëzakonisht e prekur nga qellimi i mire i pronarit dhe menjëherë rashë dakord të bëhesha pjesë e skemës së tij. U ktheva në vendin tim dhe pronari doli nga kuzhina, duke mbajtur një copë letre. Ai njoftoi: “Fituesi i tasit falas me pete është tryeza numer 4!”

Djali u zhgenjye shume. Ai u ngrit dhe ishte gati të largohej ,kur e thirra.
I thashë atij: “Unë sapo kam ngrënë dhe nuk mund të ha më, a mund ti marrësh petët që fitova të lutem?”

 

Fytyra e djalit u ndriçua në çast,ai mori petët dhe me falenderoi shumë herë. Ndërsa fëmija ishte gati të largohej, ai ndaloi për të falenderuar pronarin e dyqanit.
“Nëna jote nuk erdhi sot me ty?”, pyeti pronari i dyqanit.
“Nëna ime është e sëmurë, nuk mund të dalë nga shtrati”, iu përgjigj djaloshi, ndërsa shikonte në tokë.
“A keni ndonjë vella,moter ose anëtarë të tjerë të familjes?”
“Gjyshja dhe gjyshi im kane vdekur dhe kurrë nuk e kam parë babanë tim …”

- Advertisement -

TE FUNDIT