18.5 C
Tirana

Një lezhjan në garën për të qënë boksieri i vitit 2020 në Gjermani

VENDI

Njeriu i fitoreve në boksin për të rinj deri në 24 vjeç, lezhjani Jurgen Uldedaj, tani është në garë për të sfiduar boksierët e vitit 2020 në Gjermani, ku është nominuar sëbashku me 32 boksierë dhe boksiere të tjerë.

Kampioni i dyfishtë i botës WBC dhe WBO dhe i konsideruar si një ndër 15 boksierët më të mirë në botë për peshën Cruiser, 23 vjeçari nga Lezha, tani kërkon që të lërë gjurmën e parë të suksesit edhe për vitin 2021.

Ai është listuar në grupin e boksierëve që do të rankohen nga publiku për të qënë më i miri në sportin e konsideruar si më të fortët dhe ky do të jetë vlersimi që pritet të bëjnë tifozët. Jurgen Uldedaj është një ndër sportistët shqiptar që ka arritur rezultate të larta, pasi deri më tani ka njohur 13 fitore dhe asnjë rezultat tjetër duke e bërë të pathyeshëm në ring.

Faqja më e madhe gjermane e boksit Boxen1.com ka shpallur garen për çmimin “Boxen 1 Fan Aëard”, ku mund të votohet për boksierin apo boksieren më të mirë të vitit 2020, nga tifozët. Sipas shkrimit të publikuar në faqen Boxen1.com, votimi është hapur me 22 janar dhe do tē mbyllet me 31 janar 2021, kur do të shpallet edhe boksieri më i mirë dhe boksieria më e mirë e votuar nga tifozët.

Kliko dhe voto në linkun e poshtëshënuar! Jurgen Uldedaj tani ka nevojë për përkrahjen tonë, ndërsa ai premton të tjera suksese në boks duke prezantuar në mënyrën më të mirë Shqipërinë.

- Advertisement -

TE FUNDIT