11.5 C
Tirana

Një lagje pa ujë të pijshëm, banorët: Edhe në 2 orë që vjen, mban era fekale.

VENDI

Në lagjen Çlirim në qytetin e Beratit, uji është i ndotur, me erë të keqe dhe nuk mund të përdoret. Prej disa muajsh banorët ankohen se uji që rrjedh në rubinetat e çezmave të tyre është tepër i ndotur dhe nuk përdoret as për të larë rrobat. Kjo lagje furnizohet vetëm me 2 orë ujë në ditë, ndërkohë që banorët ankohen edhe për erën e keqe të ujit që rrjedh në çezmat e tyre. Uji i ndotur dhe furnizimi i pakët, ka detyruar banorët të shtojnë depot e ujit në çdo kat të pallateve por ujin e rezervuarve nuk mund ta përdorin për të pirë por veçse për shërbime komunale. E gjithë kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi tek banorët e lagjes të cilët shprehen se, uji që rrjedh në çezmat e tyre është i ndotur dhe vjen era fekale.

Banorët pohojnë se, uji është i papijshëm dhe ata mund ta përdorin vetëm për të larë e për shërbime komunale, ndërkohë që ata deklarojnë se janë shumë korrekt në detyrimet ndaj shtetit për pagesat e faturave të ujit. Banorët shprehen se, kjo situatë për ta është e papërballueshme. Ata pohojnë se, për shkak të prurjes shumë të pakët të ujit që rrjedh në çezmat e tyre, ata nuk mund ta përdorin këtë ujë për të pirë dhe janë të detyruar që ujin e pijshëm ta blejnë në dyqan.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar, burime pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime Berat Kuçovë bëjnë me dije jashtë kamerave se, gjithçka ka ardhur si pasojë e prurjeve tepër të pakëta të vendburimit të Bogovës, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur. Të njëjtat burime deklarojnë se, në këtë lagje rrjeti është tejet i amortizuar dhe kjo shkakton edhe ndotjen e ujit të pijshëm. Sipas tyre, kjo gjendje do të vazhdojë deri në përfundim të investimit që po kryhet në zonë nga KFW për zëvendësimin e të gjithë rrjetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT