16.5 C
Tirana

Një javë pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit! Shplodhen politikanët, Rama në Vlorë, Meta & Kryemadhi zgjedhin detin

VENDI

Ka kaluar një javë nga dita ku të gjithë qytetarët e Shqipërisë iu drejtuan fletëve të votimit për të zgjedhur qeverinë për katër vitet e ardhshme. Tashmë, një javë pas 25 prillit, rezultati është bërë i ditur për të gjithë. Rama fitoi mandatin e tretë.

 

Mirëpo, kjo fundjavë po kalon shumë qetësisht nga ana e politikanëve tanë. Ata kanë marrë disa ditë pushimi të cilat po i kalojnë me familjet e tyre në destinacione të ndryshme.

 

Rama ndodhet në Vlorë! Këtë na e ka treguar vetë ai me anë të një fotoje që postoi me të voglin Zahon, në Vunoi.

 

Meta dhe Kryemadhi ndodhen në bregdet. Çifti ka ndarë dy foto, në të cilat shihet në det, me siguri në Durrës. Shkak për këtë pushim është bërë dhe ditëlindja e djalit të madh.

 

Ogerta Manastirliu ka ndarë me ndjekësit në ‘Facebook’ një foto së bashku me vajzat dhe bashkëshortin. Destinacionin nuk e zbuloi, mirëpo na la të kuptojmë se ka marrë pak kohë për tu çlodhur.

 

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në selinë e tij. Postimi i tij i fundit ishte urimi që bëri mëngjesin e sotëm për besimtarët ortodoksë.

 

Këto pushime iu duhen politikanëve pasi java që vjen do të jetë e mbushur me plot ngjarje, duke nisur nga ‘shkarkimi’ i Metës, që është kërkuar nga Partia Socialiste e deri te seanca e radhës e Kuvendit.

- Advertisement -

TE FUNDIT