25.5 C
Tirana

Nisin koncertet! Korça ‘thyen’ masat andi-Covid, këngëtarë të njohur vijnë me serenata korçare (Video)

VENDI

Pas më Shumë se një viti në qytetin e Korçës janë rikthyer koncertet LIVE në shesh. 17 serenata korçare të dashurisë ,dhimbjes e mallit me zërat e këngëtareve të mirë njohur mbërthyen mbrëmjen e së premtes artdashësit në pazarin e Korçës.

 

Tradita dhe “risia” e serenatës u ndërthuren natyrshëm në qytetin ku lindën serenatat. Organizatorja, Kozeta Kurti tha se mbrëmja e serenatave synon të përcjellë trashëgiminë e serenatës, zanafillën e saj, por të konceptuara në një formë të re.

 

 

Në skenë u ngjitën këngëtarë të njohur si Sinkron Endri Stefi Prifti, Devis Xherahu, Mihallaq Andrea.

 

Koncerti u zhvillua me mbështetjen e TVSH-së, teatrit dhe Bashkisë së Korcës. Duhet thënë se ky është koncerti i vetëm që zhvillohet në vend pas 14 muajsh, pasi me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë aktivitetet kulturore janë pezulluar që prej prillit të 2020-ës për shkak të COVID-19. Ky urdhër vijon të jetë në fuqi, edhe pse nuk zbatohet…

 

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT