10.5 C
Tirana

Nisin emocionet e botërorit në Shqipëri, Shkodra u paraprin çudive

VENDI

Shkodra është qytet shumë i çuditshëm, përveç dashurisë që kanë për ekipin e tyre të zemrës, Vllazninë, shkodranët kanë një dashuri “platonike” për skuadrën e Gjermanisë.
Në mungesë të Kombëtares së Shqipërisë, shkodranët në pjesën më të madhe të popullsisë bëjnë tifo për “panzerat”.
Në fakt, nëse i pyet disa prej tyre se nëse luan Shqipëria luan me Gjermaninë me kë do të bënit tifo, përgjigjja e tyre do t’iu lërë pa fjalë, pasi do të përzgjidhnin ekipin e trajnerit Joachim Low.
Dashuria të verbon, në këtë rast të çmend, pasi nuk mund të ketë asnjë justifikim, ama kjo është një çështje tjetër.
Situata të tilla janë të vërteta dhe jo pjellë e imagjinatës, por është histori e gjatë që nuk ia vlen as për t’u diskutuar.
Botërori “Rusi 2018” është në prag, ndërsa Gjermani vjen si kampione bote në fuqi. Skuadra gjermane ka fituar trofeun më të rëndësishëm të globit në 2014.
Ethet e këtij kompeticioni madhor kanë filluar të ndihen që tani, pasi në qytetin e Shkodrës mbështetësit e këtij kanë nisur shpalosjen me krenari të flamurit gjerman.
Fotoja e mëposhtme vjen nga Shkodra, më saktë në pedonalen e qytetit, para Bashkisë. Një person ka shpalosur flamurin në biznesin e tij privat.
Çmenduri, dashuri dhe pasion… mjafton të jesh gjerman dhe shkodranët të duan. Të dinin gjermanët se sa shumë e duan ekipin e tyre në Shkodër, mbase do të kërkonin “aneksimin” e qytetit verior, me humorin e tyre shkodranët do ta pranonin, padyshim.
Botërori i Rusisë nis më 14 qershor, ndërsa ekipi Gjerman vjen jo vetëm si kampioni në fuqi, por padyshim dhe një nga rivalët kryesorë për ta fituar së bashku me skuadra si Brazili, Spanja, apo nuk mund të anashkalohet ndonjë surprizë tjetër e bukur.
Në fakt, mungesa e madhe e këtij botërori është Italia dhe Holanda. Në Shkodër, tifozët gjermanë nuk do të kenë rivalitet. /EDS

- Advertisement -

TE FUNDIT