Beniada dhe Einxhel ishin më të pëlqyerat në provën javore, për të cilën kërcyen twerk. Sara i tha Einxhelit se ato të dyja u zgjodhën si më të pëlqyerat sepse u dolën dhe tangat duke kërcyer.
Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Einxhel dhe Beniada, të cilat i kërkuan llogari. “Keni kërcyer me p****nicë dhe në një moment u kanë dalë dhe ato. Kështu e mendova”, u shpreh Sara.
Ndërkohë Einxhelit i ngeli hatri me deklaratën e saj, sepse tha se ajo ka kërcyer dhe me pizhame apo me pantallona.
Semi: Të isha unë nuk do reagoja aq butë, ti bravo (drejtuar Einxhelit)
Sara: Po i kanë dalë
Semi: The që pse nxorrët tangat ju…
Sara: Po
Einxhel: Si po? Mendon se ne fituam pse nxorrëm tangat?
Sara: Kërcyet me p****nicë dhe në një moment u dolën dhe ato
Einxhel: Dhe?
Beniada: Ai kërcim me p****nicë është
Sara: Epo është një gjë që mund t’i pëlqejë publikut
Einxhel: Unë e bëra dhe me pizhame, me tuta
Sara: Tani nga ky muhabet këtu të ngeli hatri?
Einxhel: Patjetër që më ngeli
Sara: Okay në rregull, kështu e mendova. Dhe ti nuk ke pse të thuash e fituat buxhetin prej nesh
Kjo gjë duket se ka irrituar vajzat, por Sarah ka vepruar menjëherë duke i kërkuar falje.
“Nëse u ofendove për këtë gjë, të kërkoj falje. Se bëra të ndihet keq Einxhel, sidomos asaj që kam një raport këtu. Po i mëshoni fjalinë që unë thashë ‘Einxhel ka dalë me ta*ga’. Po të kërkoj falje para të gjithë Shqipërisë”, tha Sara. Por Einxhel iu përgjigj duke i thënë: “Nuk e dëgjova vetëm unë, por e the dhe e dëgjoi e gjithë Shqipëria.”
Pas këtij diskutimi, Sarah është përlotur. Në bisedën me Fifin i sqaroi se në një moment të tëerk-ut, Einxhelit i dukeshin të brendshme dhe publikut i pëlqeu kjo gjë. “Nuk dua të prish marrëdhënie për gjëra kaq të ulëta kur nuk jam ai lloj tipi. E thashë pa menduar dhe i kërkova falje. E pranoj apo jo, është puna e vet”, u shpreh Sara.