12.5 C
Tirana

Nexhmije Hoxha rrëfen takimin e parë me Enverin.

VENDI

23 nëntori 1941 për mua është data që shënoi kthesë të rëndësishme në jetën time politike dhe personale. Vetëm dy javë pas themelimit të parise dhe nëntë ditë pas përfundimit të mbledhjes themeluese të Partisë u thirr mbledhja për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste

Kjo qe një ngjarje e rëndësishme për jetën e vendit por edhe për mua personalisht pasi në të mora pjesë edhe unë si përfaqësuese e vajzave dhe e të rejave komuniste e antifashiste. Isha e vetmja shoqe në këtë mbledhje por edhe më e reja në moshë nga të 20 pjesëmarrësit.

Kjo mbledhje e futi jetën time në një rrjedhë të re sepse më përfshiu në jetën politike të partisë e të vendit. Aty u zgjodha anëtare e Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste përkrah Qemal Stafës Nako Spirut Misto Mames etj. Zgjedhja ime në këtë forum të lartë për kohën pas Komitetit Qendror të Partisë Komuniste më krijoi mundësinë të marr pjesë edhe në mbledhjet që organizonte.

Kështu, unë njihesha hap pas hapi me problemet e Partisë dhe të Luftës Nacionalçlirimtare dhe fitoja përvojë. Puna krah për krah me shefin tim të celulës Qemal Stafën ka qenë një shkollë e mirë për formimin tim dhe për tu marrë me problemet e ndryshme organizative politike kulturore dhe shoqërore të rinisë dhe të partisë.

Me Qemalin kisha nisur bashkëpunimin që nga viti 1936 në Grupin Komunist të Shkodrës dhe tani duke qenë në udhëheqjen e Organizatës së Rinisë Komuniste punova së bashku me të deri në ditën që ai ra heroikisht në luftë me forcat e zeza fashiste më 5 maj 1942. Që nga ajo ditë kur mora pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë për mua do të niste një jetë e re rruga e gjatë e veprimtarisë dhe e aksioneve politike gjatë luftës por edhe pas çlirimit të vendit.

Por 23 nëntori 1941 do të hynte në jetën time si një datë e shënuar edhe në aspektin personal, sepse në atë mbledhje unë vajza e re dibrane do të njihja dhe do të takoja për herë të parë Enver Hoxhën djalin nga Gjirokastra i cili do të bëhej shoku im i jetës. Si për çdo të ri dhe të re edhe për mua një ngjarje e tillë qe jashtëzakonisht e gëzueshme pasi në zemrën time hyri një person me të cilin do të lidhesha përgjithmonë.

Kjo do të shënonte kthesën e dytë në jetën time në aspektin personal dhe familjar. Ka mbetur i paharruar për mua çasti kur në dhomën e shtëpisë së Bije Vokshit ku ishim mbledhur hyri Qemal Stafa bashkë me të deleguarin të cilin Qemali na e prezantoi me emrin Tarasi. Ashtu si të tjerëve edhe mua më ra në sy shtati i tij i lartë pamja e tij e hijshme sytë e qeshur dhe të gjallë.

E kisha parë atë fytyrë së largu por në kushte krejt të tjera në krye të demonstratës së 28 tetorit 1941 kur ai përleshej me milicët. Ndërsa tani në atë dhomë ai erdhi midis nesh na takoi një për një na shtrëngoi duart dhe këmbyem disa fjalë. Më pas e dëgjova me vëmendje dhe e ndoqa me sy tek na fliste me aq pasion për lirinë dhe të ardhmen që synonim.

Fjala e tij e zjarrtë na preku të gjithë ne të rinjtë që ishim në mbledhje. Mua si vajzë e re që isha idetë e tij më zgjonin ëndrra vegime të bukura dhe aspirata të reja për të cilat ai na tha se do të bëheshin realitet. Tarasi e shprehu hapur gëzimin që midis të rinjve në atë mbledhje merrte pjesë edhe një shoqe. Dhe unë pata rastin që në pushimet që bënim të bisedoja nga afër me të. Mbaj mend që e pyeta për luftën për punët që duhej të bënim etj dhe ai më fliste për atdheun e lirë dhe për një Shqipëri të re.

Në njërin nga pushimet Enveri u afrua pranë meje dhe më përgëzoi për diskutimin që bëra në mbledhje. U ndjeva mirë nga kjo sepse e konsiderova një përkrahje dhe një inkurajim të posaçëm sidomos për të rejat për vajzat një vlerësim të forcës dhe të rolit të tyre në luftë dhe në shoqëri. Sigurisht të gjitha këto ndjenja dhe mbresa të mira për Enver Hoxhën atëherë ishin thjesht në kuadrin e faktit që njohja ime me të në mbledhjen e 23 nëntorit ndikoi drejtpërdrejt në aspektin personal dhe emocional të jetës sime.

- Advertisement -

TE FUNDIT