5.5 C
Tirana

Nëna lë dy fëmijë në jetimore/ Ferideja 37-vjeçare kërkon ndihmë

VENDI

Feridja 37 vjeç është nënë e katër fëmijëve të mitur, dy prej të cilëve është detyruar ti lerë në jetimore për shkak të vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë që si prind i vetëm të sigurojë të ardhura.

 

Ajo është nga Elbasani por për shkak të martesës e më pas divorcit jeton me dy fëmijët më të vegjël në Gjirokastër në një banesë që përkohësisht po e paguan bashkia.

 

Përveç kësaj djali i saj 3 vjeç ka nevoja të veçanta dhe kërkon përkujdesje 24 orëshe pasi vuan nga hidrocefalia një sëmundje e rrezikshme e trurit, ku lëngu cerebrospinal mbështjell trurin dhe rrit praninë e lëngjeve brenda kafkës.

 

Situata e rënduar shëndetësore e të miturit ka çuar drejt problemeve të tjera neurologjike me pasojë mungesën e lëvizjes dhe pamundësinë për të folur.

 

E gjendur e vetme në një situatë të tillë Feridja e ka menduar shpesh vetëvrasjen.

 

Ferideja endet nëpër rrugë për disa orë në ditë në mëngjes e mbrëmje duke i lënë fëmijët vetëm në gjumë. Ajo detyrohet të mbledhë kanaçe për të plotësuar disi përkrahjen sociale që nuk i mjafton as për nevojat më bazike. Në banesën e saj nuk ka asnjë ushqim.

 

Pa mundësi për punë dhe të ardhura, pa përkrahje ligjore dhe pa mbështetje nga ish bashkëshorti dhe familja e saj Ferideja kërkon një status më të denjë dhe një zgjidhje më të qëndrueshme për të katërt fëmijët e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT