18.5 C
Tirana

Nëna dhe motra iu vetëflijuan, ja si është gjendja shëndetësore e Blerta Josifit

VENDI

34-vjeçarja Blerta Josifi u shtrua në Spitalin Psikiatrik, pasi nëna dhe motra e saj u gjetën të vetëflijuara në banesën e tyre, te zona e Kombinatit.

 

Blerta ishte në gjendje të rëndë, nga ngjarja tronditëse si dhe nga mungesa e ushqimit. Burime nga spitali kanë treguar për “Faxweb.al” se 34-vjeçarja ka nisur të ushqehet vetë, pa ndihmën e mjekëve.

 

Po ashtu ajo ka komunikuar me Policinë, por gjendja e saj është ende e pastabilizuar prandaj nuk mund të konsiderohet si dëshmi. Blerta është e vetëdijshme për gjithçka që ka ndodhur, megjithatë mësohet se nuk ka shfaqur shumë emocione.

 

Me të po qëndrojnë tre të afërme, të cilat kanë treguar se Blerta, Zhaneta dhe Anisa nuk kanë shfaqur emocione as më parë, kur përballeshin me ceremoni mortore.

 

Burimi: “Faxweb.al”

- Advertisement -

TE FUNDIT