6.5 C
Tirana

Në përvjetorin e lindjes, gazetari i njohur prezanton për herë të parë fëmijën e tretë

VENDI

Sokol Balla feston sot 48 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, gazetari i njohur ka prezantuar për herë të parë dhe të bijën që erdhi në jetë në fund të vitit që lamë pas. Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla ka zbuluar dhe domethënien e emrit të vogëlushes në kujtim të të atit të ndjerë.

“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Ne kujtim të tim eti. Sot ne ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditelindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta.”, ka shkruar gazetari.

Kujtojmë që lajmin se është bërë baba për herë të tretë e konfirmoi vetë Balla. “Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur.”, tha Balla disa muaj më parë.

- Advertisement -

TE FUNDIT