12.5 C
Tirana

Në Kuvend diskutohet që ta shkarkojnë, Meta ia merr valles në presidencë (video)

VENDI

Ndërkohë që në ambientete Kryesisë së Kuvendit është duke u zhvillur në këto momente mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ia ka marrë valles në presidencë.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Nderkombëtare të Diversitetit Kulturor, Meta shihet duke kërcyer me përfaqësues të minoriteteve.

Gjatë takimit Meta theksoi se pakicat kombëtare janë vlerë për shoqërinë, duke shtuar se duhet që të përfshihen në institucione e po ashtu në çështje me rëndësi për vendin tonë.

Deri më tani janë zhvilluar disa mbledhje të komisionit dhe presidenti ka refuzuar të shkojë në ndonjërën prej tyre. Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, Komisioni i dha Metës afat deri të hënën e ardhshme që të vendosë dhe të vijë kur të dojë.

https://fb.watch/5DDKGLV011/

- Advertisement -

TE FUNDIT