16.5 C
Tirana

Ndryshon trajneri por jo Milani, barazim në sekondat e fundit me Leccen

VENDI

Ndryshoi trajneri, por historia e Milanit në këtë sezon të Serisë a nuk duket sikur po jep shenja ndryshimi.

Kuqezinjtë kanë arritur një tjetër rezultat zhgënjyes sonte në “San Siro”, duke barazuar 2-2 me Leccen.

Djemtë e teknikut të ri Stefano Pioli, që zëvendësoi Giampaolon pas një seri rezultatesh të dobëta, e filluan mirë përballjen, duke mbajtur organizimin e lojës të konkretizuar nga goli i turkut Calhanoglu ne minutën e 20-të, falë një asist të Biglia.

Gjithcka dukej mirë për vendasit, por pjesa e dytë do të zhgënjente pritshmëritë.

Në minutën e 62-të Lecce përfiton një penallti që fillimisht Donnarumma arrin të presë, por në vijim të aksionit sulmuesi Babacar nuk gabon sërish dhe barazon.

Milani vërshon në sulm dhe godet një shtyllë sërish me Calhanoglun (66’) , dhe tensioni në stadium shndërrohet në entuziazëm pas golit të polakut Piatek, që u zhbllokua pas një aksioni sërish i Calhanoglut, që të paktën sot u duk në përmirësim të dukshëm.

Por që ky vit do të jetë i vështirë për ambiciet e klubit legjendar i tregojnë minutat e fundit, ku një mbrojtje jo e koordinuar liron Calderonin që nga 20 metra shtang Donnarummën, Piolin dhe tifozët duke barazuar ndeshjen.

- Advertisement -

TE FUNDIT