8.5 C
Tirana

Ndryshon axhenda/ Rama “bën një hap pas”

VENDI

Kryeministri, Edi Rama, edhe pse ka thënë për mediat se zgjedhjet vendore do të bëhen pa asnjë shtyrje të afatit sot duket se ka bërë një hap pas.

Rama kishte planifikuar një takim elektoral në Kamëz, për të prezantuar kandidatin për Kryetar Bashkie të Partisë Socialiste, Rakip Suli, por axhanda e tij politike ka ndryshuar në momentin e fundit duke e anuluar prezantimin e Sulit.

Rama ka bërë një hap pas politikisht, po t’i referohemi deklaratave të tij të prera se nuk do të bëhet asnjë lëshim lidhur me ndryshimin e datës së zgjedhjeve, sepse e konsideron vendimin e presidentit, Ilir Meta, për të anuluar zgjedhjet si një veprim i cili shkel rëndë Kushtetutën. / CNA.al

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT